Vlorë, “Fillimi i vjeshtës” në pranga kreu i Hipotekës
Kreu i Hipotekës në Vlorë, Edmond Banushaj ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përmes operacionit të koduar “Fillimi i vjeshtës”, është bërë i mundur arrestimi i Banushajt edhe ish juristit Viktor Kulaj.
VLORE- Policia e Vlorës ka vënë në pranga kreun e Hipotekës, Edmond Banushaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave. Përmes një operacioni të koduar “Fillimi i vjeshtës”, Drejtoria e krimit financiar ka bërë të mundur arrestimin e Banushajt edhe ish juristit në Zyrën e pasurive në Vlorë, Viktor Kulaj 48 vjec, edhe ky i akuzuar për shpërdorim detyre.
Ndërkohë mësohet se në pragat e policisë ka rënë edhe biznesmeni nga Vlora, Oart Begaj.
(e.n/Balkanweb)