E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset një 40 vjecar, kapet autori

Plagosja ndodhi ne nje lokal. Nga te dhenat paraprake te policise ngjarja ka per baze motive te dobeta. Autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, per tu arrestuar nga policia pak ore me vone 

SHKODER--Një plagosje me arme ka ndodhur sot në hyrje të qytetit te Shkoder. 40 vjecari Artan Lame nga qyteti verilindor është plagosur ne gjendje krikitke per jeten ndersa ndodhej ne ambjentet e jashtme te nje lokali. Ngjarja ka per autor 30 vjecarin Luan Kalo, ndersa nga te dhenat paraprake te policise ajo ka per baze motive te dobeta. Pas plagosjes autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, per tu arrestuar nga policia pak ore me vone. Nderkaq burime spitalore bejne te ditur se 40 vjecari i plagosur me arme zjarri ne pjesen e gjoksit i eshte neshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet nen vezhgimin mjekësor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›