E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen 3 zyrtarë për korrupsion

Tre zyrtarë të administratës publike janë arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Burime nga policia bëjnë me dije në kuadër të operacionit, të koduar “Postieri” janë ndaluar tre punonjës të postës shqiptare në qytetin bregdetar pasi akuzohen për falsifikim dokumentash.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Bernard Haxhi, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda të cilët dyshohen se kanë përvetësuar një sasi parash duke falsifikuar dokumenta.

Mësohet se punonjësja e postës Gjondeda akuzohet se ka falsifikuar nënshkrimet e 375 pensionistëve në listën e pagave ndërsa Haxhiu, tërhiqte pensionin e një personi të vdekur para një viti. Sipas policisë shtetasi Osman Sulaj, punonjës në zyrën postare në Vllahinë, kishte falsifikuar firmën e një personi dhe merrte pensionin e invaliditetit.

 Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kalaur prokurorisë së rrethit për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›