Licencat e para për mësuesinë në nëntor

Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, e cila do të merret edhe me organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara, kanë konfirmuar se licencimi i mësuesisë do të iniciojë gjatë nëntorit të 2011-s.
Sipas përcaktimeve edhe në legjislacionin përkatës, pohohet se të drejtën për të konkurruar për marrjen e licencës e kanë të gjithë arsimtarët që disponojnë tituj studimesh të nivelit master, e që kanë kryer praktikën profesionale përkatëse. Këto kategori do të lejohen të hyjnë në provimin e shtetit, rezultatet pozitive të të cilit do të legjitimojnë edhe marrjen e licencës për të ushtruar këtë profesion sipas kategorizimeve përkatëse.
Provimi i shtetit në profesionin e mësuesisë do të realizohet për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar edukator kopshti, mësuesit e arsimit bazë të detyruar sistemi 9-vjeçar, dhe atij të mesëm 10-13. Kandidatët që do të regjistrohen për dhënien e këtyre provimeve duhet të kenë mbaruar kualifikimin bazë bachelor prej tre vjetësh në universitet dhe studimet master.
Për studimet master kërkohet mbrojtja e gjuhës angleze në një nga metodat ndërkombëtare të njohjes së kësaj gjuhe. Nëse nuk realizohen këto kritere, atëherë nuk futet në provim, nuk mund të ushtrojë profesionin e mësuesit qoftë në strukturat publike, po ashtu edhe në ato të sistemit privat. Sikundër do të ndodhë për profesionet e tjera, edhe për kandidatët që do t’u nënshtrohen provimit të shtetit për licencën e mësuesisë, pohohet se të gjitha pyetjet do të jepen 60 ditë përpara se të fillojë provimi e që do të pasqyrohen në faqet zyrtare të internetit. Dhëna e këtij provimi do të lejohet deri në pesë herë.
Në rast se studentët e diplomuar nuk do t’i nënshtrohen provimit të shtetit, edhe pse ata kanë një diplomë, nuk do të kenë mundësi që të ushtrojnë këtë profesion, kjo duke qenë se nuk kanë arritur të grumbullojnë të gjitha dokumentacionet e kërkuara. Lidhur me tarifat që do të ndiqen për dhënien e provimeve të shtetit pohohet se ato do të variojnë në masa të ndryshme.
Për kandidatin që e jep provimin për herë të parë vlera është 30.000 mijë lekë. Ndërsa për kandidatin që do kalojë në testimin e dytë pagesa e regjistrimit do të shkojë në 50.000 lekë, për ata që e japin për herë tretë vlera shkon në 80 mijë lekë, rritet në 100 mijë lekë për herë të katërt, dhe për herë të fundit vlera shkon në 120 mijë lekë. /Start/
2011-05-23 09:23