E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri: Inter favorit, por ne s’humbasim gjë

ROME- Roma e Klaudio Ranierit është vetëm 4 pikë larg Interit dhe një fitore në përballjen e nesërme bën që verdhekuqtë të jenë plotësisht në valle për titullin kampion. Për Romën rikthehet kapiteni Françesko Toti, të cilin tekniku verdhekuq ka ndërmend ta hedhë në fushë nga fillimi, pavarësisht se fantazisti nuk ka qenë dakord me këtë. “Përderisa e kam thirrur do të thotë që është mirë dhe mund të luajë që fillimi”, - tha Ranieri. Ai ka një hakmarrje për të marrë me Murinjon, pas akuzave të bëra nga ky i fundit kur drejtonte Juventusin. “Tregova se edhe këtë herë kisha të drejtë”, u shpreh trajneri i Romës me një pamje triumfuese. Mbi ndeshjen, Ranieri deklaroi: “Kjo sfidë është një premio që lojtarët e mi e kanë merituar. Shpresoj që të mos jetë ndeshja e vetme e vitit, pasi kjo do të thotë se nesër përfundon gjithçka. Interi rrezikon më shumë, pasi atyre u duhet të fitojnë titullin, ndërsa neve na duhet të provojmë ta marrim nëse ata nuk ia dalin. Ata janë të fortë, por ne nuk rrezikojmë asgjë”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›