E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, arrestohet i riu, kanosi me armë një shtetas

Në pranga përfundoi Aleksander Aliraj, i cili ka kanosur me armë zjarri një shtetas.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Lubonjë, ku 24-vjeçari, i pajisur me një armë zjarri tip pushkë, mod 56, e calibrit 7.62 mm, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin me iniciale V. S., dhe më pas është larguar duke u fshehur.

Menjëherë në vend kanë shkuar efektivët e Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e tij si dhe armën e zjarrit me 27 fishekë. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale “Kanosja”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioni”. /Start/

                                                                                             2012-09-29 13:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›