OBSH: Gripi i derrit ka pësuar mutacion
NJU JORK- Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se gripi i derrave ka pësuar mutacion. Dy norvegjeze kanë vdekur si pasojë e virusit që ka pësuar ndryshim forme në organizimin e tyre duke u shkaktuar probleme të rënda. Instituti i shëndetit publik në Norvegji tha se, mutacioni mund të shkaktojë sëmundje më të mëdha, sepse virusi infekton indet më tepër se cdo virus i zakonshëm gripal. I njëjti mutacion i virusit në fakt është gjetur dhe në shembuj të tjerë viktimash në gjithë botën, që nuk përmbante formën e njohur të virusit AH1N1. OBSH thotë se në këtë situatë e ardhmja e shëndetit publik është e paqartë.
Deri tani kanë vdekur 6750 vetë nga gripi i derrave. Ekspertët shpresuan që virusi nuk do të pësonte mutacion, pasi mutacioni nënkupton dhe lloje të reja vaksinash dhe mjekimi. Tashmë janë hedhur miliarda dollarë për vaksinën e A/H1N1. Bota është në pandemi, por tashmë njerëzimi gjendet sërish i pambrojtur ashtu sic ishte në fillim në prill të këtij viti, kur gripi i derrave nisi të shfaroste dhjetra njerëz në Meksikë.
Sëmundja që shkakton virusi pasi pëson mutacion, është vecanerisht pneumonia e rëndë. Megjithatë mjekët përpiqen të zbehin këtë alarm të ri, pasi vaksinat mund ta parandalojnë virusin, tani problemi është për kurimin e të prekurve.
(m.a/News24/BalkanWeb)