Trukimi i ndeshjeve, 17 të arrestuar
BERLIN- Policia ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë Evropën kundër trukimit të ndeshjeve, teksa në 4 vende janë kryer tashmë 15 arrestime në Gjermani e 2 në Zvicër. Hetimi i kryer nga Prokuroria e Bokumit në Gjermani mbi një organizatë kriminale që vepron në botën e basteve të paligjshme, ka zbuluar mbi 200 ndeshje të fiksuara vetëm që nga fillimi i vitit 2009. Sipas shefit të policisë së Bokumit Fridelm Altans bëhet fjalë për 3 ndeshje të Champions League, 12 të Europa League, një të eleminatoreve të Shpresave si edhe ndeshje të ndryshme në Austri, Bosnje, Hungari, Slloveni, Kroaci apo Turqi.
Të trukuara janë zbuluar edhe disa ndeshje në Bundesligën e dytë gjermane, zviceriane apo belge. Altans shtoi gjithashtu se bëhet fjalë për shuma të mëdha parash të vendosura për këto ndeshje, duke shfrytëzuar kompanitë e basteve në Evropë dhe në Azi. “Në këtë mënyrë kriminale janë fituar miliona euro”, - tha shefi i policisë së Bokumit. Ky hetim ngre dyshimet e zakonshme të njerëzve mbi vërtetësinë e ndeshjeve, sidomos në kampionatet lindore apo ato të dorës së dytë. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)