E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, falsifikuan dokumentat për 105 mijë m2 tokë, pranga një burri dhe një gruaje

VLORË-Sekuestrohen 105 mijë metër katrorë tokë me vlerë 3 milionë euro, ndërsa një person përfundon në pranga e një tjetër shpallet në kërkim.

Ngjarja është shënuar në Vlore, ku policia ka zbardhur një skeme te falsifikimit te dokumentave dhe pastrimit të parave, duke arrestuar 63-vjeçaren, Xhulieta Anastasiadhi, e duke shpallur ne kërkim bashkëpunëtorin e saj, Mihail Rrapaj 56 vjeç.

Sipas bluve të Vlorës, dy personat e sipërpërmendur kane falsifikuar dokumentat e AKKP-së dhe të firmave të personave të ndryshëm, duke përfituar një sipërfaqe prej 105 mijë metër katrorë tokë në Vlorë, konkretisht 14 mijë m2 Komunën Qender dhe 88 mijë m2 në fshatin Bunavi dhe 3 mijë m3 në qytetin e Vlorës.

Mësohet se paskësaj, toka i është shitur personave të ndryshëm, disa herë kundrejt shumave të konsiderueshme. Policia bën të ditur se vlera e këtyre trojeve në total në treg kap shifrën e mbi 3 milion eurove.
Pasi e përfituan tokën personat e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit dhe e shitën disa herë në persona të dytë dhe të tretë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›