E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Balla në Librazhd: Të hiqet taksa e votës

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ishte dje në rrethinat e qytetit të Librazhdit, ku ka biseduar me disa familje për pamundësitë e tyre ekonomike për tu pajisur me kartat e identitetit. Banorët e Librazhdit i kanë pohuar Ballës vështirësitë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës dhe se jetojnë në skamje, pamundësi ekonomike dhe varfëri.
Një ndër banorët e kësaj zone shprehet, nuk po më pëlqen mënyra se si po kërkohet vota në Shqipëri, vota nuk blehet ndaj edhe kartat duhet të jepen falas- shprehet banori. Një tjetër banorë shton duam të votojmë, por jo me para. Kemi kaq vite qe votojmë, por votën me para po e shikojmë vetëm në vitin 2009 Deputeti i Librazhdit Balla bëri apel për heqjen e taksës së votës duke u shprehur se është fatkeqësi që qeveria u kërkon këtyre njerëzve të paguajnë për të votuar. Është fatkeqësi që kjo qeveri po bën politikë me të drejtën e njerëzve për të votuar.
Qeveria duhet të heqi dorë nga kjo taskë e votës pasi të gjithë këta njerëz që jetojnë në varfëri e kanë të pamundur të paguajnë kartën e identitetit, e kanë të pamundur të mbyllin 15 ditëshin nga të ardhurat që sigurojnë nga pensioni, kur pensioni për të gjithë këta banorë nuk i kalon 50 mijë lekë të vjetra- u shpreh deputeti i PS-së Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›