Vlorë, gjendet një minë në Jon
VLORE – Një minë 3 kuintalë, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore u gjet dje në zonën e Raguzës në Vlorë. Ajo u gjet në ditën e dytë të aksionit të nisur në bregdetin e Jonit, nga forca të përbashkëta të NATO-s, atyre shqiptare dhe holandeze në kuadër të operacionit për pastrimin e gjirit nga eksplozivët nënujorë. Sipas Artur Meçollarit, komandantit shqiptar të operacionit, mina është nxjerrë rreth orës 12:30 në gadishullit të Karaburunit, në afërsi të pikës ku ankorohen anijet e peshkimit. Pasi është nxjerrë mina, për disa orë është transportuar deri në afërsi të Zvërnecit ku dhe është bërë dhe shpërthimi i saj, në thellësi. Sipas Meçollarit në këtë vend ndodhet dhe një minë, po me këtë peshë, e cila do të asgjësohet në ujë nga specialistë të çminimit. Mendohet se nën ujë ndodhen rreth 2 mijë predha e 2 mina, njëri prej të cilave u gjet dje. q.b