Berisha: 8 dhjetori dita kur u shembën bunkerët
09/12/2009 Qindra mijë njerëz marrin pjesë në festimet e ditës kundër diktaturës
Në tribunë figura të dhjetorit dhe përfaqësues të LSI-së
Ndoshta që nga protestat e viteve 1990-1991 Tirana nuk kishte parë aq shumë njerëz të mbledhur në një vend sa dje në mitingun festiv të organizuar në sheshin “Skënderbej” në nderim të 8 dhjetorit. Kjo datë është dita kur në Qytetin Studenti nisën protestat nga të rinjtë e asaj kohe, e cila u bë shkëndija e parë në rrugën drejt demokracisë.
Pjesëmarrja
Nuk mund të thuash një shifër të saktë, po ishin mbledhur me qindra mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Sheshi ishte tejmbushur në të gjitha anët, deri në ekstremet e tij. Turma fillonte të dendësohej pa hyrë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas ishte e pamundur të çaje mes njerëzve. Ndryshe nga herët e tjera, masat e sigurisë ishin më të pakta. Në tarracat e ndërtesave nuk kishte njerëz që ruanin, policia ishte kujdesur vetëm që të mbante rendin brenda sheshit me një gardh përpara tribunës. Në tribunë merrnin pjesë figura të rëndësishme të PD-së dhe të shtetit si dhe pjesëtarë të protestave të atyre viteve. Fjalën e hapjes e mbajti Mesila Doda, një prej studenteve të dhjetorit të vitit 1990, ndërsa pas saj menjëherë e mori fjalën Dritan Prifti, përfaqësues i LSI-së në këtë miting
Berisha
Për kryeministrin Berisha 8 dhjetori është dita e amshuar, siç preferoi ai të perifrazonte një shprehje të poetit Naim Frashëri. Gjatë fjalës së tij ai nuk harroi të përmende dhe rolin e pazëvendësueshëm të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari “Më 8 dhjetor të vitit 1990 studentët e Universitetit të Tiranës me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari, me një guxim legjendar, me kurajën mbinjerëzore do të përballeshin në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të vendit me diktaturën më mizore të Evropës, në një betejë si ajo e Davidit me Golian dhe do të ngadhënjenin mbi të, do të hapnin, do të shkallmonin dyert e mbyllura të lirisë për ne dhe mbarë shqiptarët. Nder përjetë Azem Hajdarit, studenteve dhe studentëve liberatorë, engjëjve të demokracisë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që 19 vjet më parë shembën ‘Murin e Berlinit’ në Tiranë, shpartalluan Bllokun-bunker dhe sollën lirinë për shqiptarët! Për ne rinia dhe liria janë dhe do të jenë përjetë një dhe të pandara”, - tha Berisha. Më tej kryeministri u shpreh se kjo datë është data e të gjithë atyre që aspiruan për liri dhe integrim dhe sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është më afër se kurrë integrimit Evropian. “8 dhjetori është dita e marshit të lirisë sonë drejt Evropës, drejt anëtarësimit të plotë në BE, drejt fluturimit tonë pa viza në hapësirën e pafundme evropiane. Për ne, studentet dhe studentët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që shembën perden e hekurt, që shembën bllokun barbar të tiranisë, pasi u rikthyem në pushtet, shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Evropë, firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, pranimin e kërkesës sonë për anëtarësim në BE”, - vijoi Berisha.
Përfundimi
Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit, menjëherë sheshi “Skënderbej” u pushtua nga fishekzjarrët dhe flamujt ngjyrë blu, por këtë herë më së shumti ishin ato me simbolin e NATO-s dhe BE-së. Më pas, nën ritmet e këngës së grupit “Europë”, u zhvillua një koncert me këngëtarë dhe grupe këngëtarësh të ftuar me këtë rast. Një koncert që zgjati për rreth dy orë. Rreth 18:30 mitingu festiv u deklarua i mbyllur dhe rrugët e Tiranës iu kthyen normalitetit. Turmat e njerëzve lanë sheshin për t’iu rikthyer jetës normale dhe së bashku me të morën dhe shijen që të lë festimi i një ditë të tillë, kur ata u ngritën për t’i thënë “JO” diktaturës.
Vendimi i qeverisë
“8 dhjetori tanimë festë kombëtare”
Dita-simbol e nisjes së protestave kundër komunizmit tani e tutje do të përkujtohet si festë kombëtare. Ishte vetë kryeministri Berisha ai që lajmëroi marrjen e një nisme të tillë nga qeveria, pikërisht nga sheshi “Skëndërbej”, ku u zhvillua manifestimi i djeshëm “Jemi bashkuar sot në këtë shesh, më shumë se kurrë në historinë e tij. Jemi sot këtu për të nderuar veprën tuaj të madhe, lirinë e fituar më 8 dhjetor. Jemi sot këtu për t’u zotuar se lirinë do të kemi më të çmuarën, se ne së bashku me lirinë dhe vlerat e saj do të ndërtojmë Shqipërinë e idealeve të dhjetorit, Shqipërinë e vlerave të mëdha, Shqipërinë e burrave dhe grave, të rinjve dinjitozë, Shqipërinë e familjes shqiptare, Shqipërinë evropiane. Ndaj dhe së bashku le ta shpallim nga ky shesh 8 dhjetorin festën tonë kombëtare”, - tha Berisha. Data 8 dhjetor deri tani është përkujtuar si “Dita e Rinisë”, por aktivitetet që kryheshin kishin më shumë karakter partiak. Tani e tutje kjo datë do të jetë një ditë zyrtare festash. Në Shqipëri vazhdojnë të festohen ende simbole të tilla si 29 nëntori, 1 maji apo 5 maji, ditë të cilat kanë mbetur që nga koha e diktaturës, ndërkohë që janë lënë paksa në harresë ditët-simbol të rrëzimit të komunizmit, siç janë 8 dhjetori, dita e nisjes së protestave; 20 shkurti, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit; apo 2 prilli, dita kur u krye masakra e Shkodrës.
Pjesëmarrja e LSI-së
Prifti përshëndet tubimin
Në festën e realizuar me rastin e ditës së 8 dhjetorit 1990 ka marrë pjesë edhe deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Dritan Prifti. Deputeti i LSI-së e ka cilësuar këtë ngjarje si festën më të rëndësishme të shqiptarëve pas festës së pavarësisë dhe çlirimit. “8 dhjetori është ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët. Pas festës së pavarësisë dhe çlirimit kjo është festa më e madhe”, - u shpreh Prifti. Prifti theksoi se edhe në këtë ditë të shënuar demokratët e socialistët janë të bashkuar për ta çuar Shqipërinë përpara. “Pa këtë festë nuk do të kishim Shqipëri në NATO. Nuk do kishim zhvillimin që ka marrë Shqipëria në këto vite. Demokratë e socialistë janë bashkuar sot për ta çuar Shqipërinë më përpara”, - përfundoi Prifti.
PS-ja kundër
“Festimi i 8 dhjetorit është antimiting”
Maxhoranca më shumë se një herë e ka konsideruar mitingun festiv të mbajtur me këtë rast si një antimiting për protestën e 20 nëntorit. Krerët e opozitës nuk e kanë parë 8 dhjetorin si një datë simbolike të fillimit të protestave, por si një datë që mazhoranca e përdor për përfitime personale. Sipas saj, në këtë miting festiv administrata po nxirret me dhunë dhe po përdoren dhe fëmijët e shkollave. Gjithsesi, pavarësisht pretendimeve të opozitës dhe pavarësisht se kush e organizon 8 dhjetori është në të vërtetë një datë që shënoi fillimin e protestës popullore. Madje, pjesëtarë të këtyre protestave kanë qenë dhe disa nga figurat e njohura të PS-së.