Sondazhi: Hashim Thaçi i preferuari i kosovarëve
Prishtinë-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe partia që ai drejton janë ende të preferuarit e shtetasve kosovarë. Këtë e tregon sondazhi më i fundit i cili rendit partitë dhe liderët sipas të dhënave të mbledhura në terren.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kryesojë bindshëm sondazhet e opinionit publik madje duke thelluar avantazhin përballë partive të tjera. Sipas sondazhit të realizuar nga Instituti "Gani Bobi" , mbi 50 për qind e të anketuesve janë shprehur për P PDK-në e Hashim Thaçit. . Ndërsa pas saj në një distancë të theksuar vijnë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 19, 9 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 15 për qind.
Rënie prej 5 për qind kanë shënuar edhe dy partitë e tjera Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit me 5,1, Lidhja Demokratike e Dardanisë e kryesuar nga Nexhat Daci, 2, 8 si dhe Partia ORA me 2,8 për qind.
Ndërsa përsa i përket renditjes së liderëve të partive politike, sondazhit nxjerr të parin kryetarin i PDK-së që është edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rreth 40 për qind. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me 30 për qind dhe Ramush Haradinaj me 26 për qind. Nga ana tjetër mbështetje të madhe ka edhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj me 10, 3 për qind.
Sondazhi i Institutit "Gani Bobi" është realizuar gjatë muajit tetor, ndërsa janë përfshirë anketues nga mbarë Kosova. Ky institut për hulumtime dhe studime humane është themeluar në vitin 1997 dhe drejtohet nga publicisti kosovar Shkëlzen Maliqi. (INA)