E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e Skampes Arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, si autorët e dyshuar për zjarrin e rënë në tetrin Skampa një ditë më parë Të ndaluarit janë Ali dhe Gentian Meçe, babë e bir, të cilët kanë qenë duke punuar me një bombul gazi pranë godinës së teatrit dhe dyshohet që ky të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.

Zjarri  ne teatrin Skampa ra dje pasdite dhe erdhi nga hoteli pranë tij. Fillimisht u dogj e gjithë skena teatrore dhe më pas edhe ambjentet e tjera.

Prefektura dhe Qarku fajësuan bashkinë për mungesën e masave të marra, ndërsa drejtues të bashkisë akuzuan shërbimin zjarrfikës për ndërhyrje të vonuar dhe pa rezultat në vatrën e zjarrit.

Godina e teatrit ishte ndërtuar nga qeveria e Zogut, me të njëjtën arkitekturë me atë tetrin “Migjeni” në Shkodër rreth vitit 1936 dhe vetëm një vit më parë i ishte nënshtruar një rikonstruksioni total.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›