E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, makina përfundon në det



VLORE- Përfundon mjeti në det, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Skelë - Uji i Ftohtë, në afërsi të shkollës së Marinës. Automjeti tip Honda, me targa VL 0051 C, përfundoi në det. Vetëm një mrekulli i ka shpëtuar dy të rinjtë që ndodheshin brenda saj. Mësohet se viktimat kanë pësuar plagë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve, makina ka fluturuar mbi trotuarin e tejmbushur me kalimtarë dhe më pas përfundoi në ujë. Fatmirësisht asnjë kalimtar nuk u dëmtua nga kjo ngjarje, veç panikut të shkaktuar. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ekspertët e saj konstatuan se aksidenti kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe manovrës së gabuar të drejtuesit të automjetit. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›