Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg për Artan Kriston, të dyshuarin për terrorizëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për arrest me burg për një të dyshuar për terrorizëm. Kështu gjykata ka vendosur arrest me burg për Artan Kriston i cili akuzohet për nxitje dhe propagandë për terrorizëm.
Sipas prokurorisë hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e proves, përfshi dhe ato karakterit teknik. Ndërkohë prokuroria thekson se hetimet për këtë procedim penal do të vazhdojnë.
Njeriu që njihet ndryshe edhe si Muhamed Abdullah ka rënë në sy që në vitin 2002 për një raport të acaruar me Salih Tivarin. Artan Kristo, një besimtar i devotshëm që bënte pjesë te rryma radikale, dy vite para vrasjes së sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman ishte emëruar përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", në Shqipëri. Fondacioni, i cili me vendim të qeverisë shqiptare të vitit 2004, hyri në listën e financuesve të terrorizmit, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri.