Aksidenti në Librazhd, shkon në 2 numri I viktimave
LIBRAZHD- Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi në orët e pasdites së të hënës në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Përrenjasit me atë të Librazhdit.
Humbet jetën çifti i bashkëshortëve Demis Besimi dhe Esmeralda Besimi, ndërsa vajza e tyre 15 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Kthesat e Qukësit" ku si pasojë e përplasjes mes tyre të një makine tip Opel me targa TR 44 37 K me të cilën udhëtonin viktimat me kamionin me targa maqedonase KU 491 CH që drejtohej nga shtetasi nga Tetova Mancio
Aksidenti sipas dëshmitarëve ka qenë mjaft i rëndë dhe si rezultat i përplasjes se mjeteve, autoveturë ka mbetur e shkatërruar pothuajse plotësisht. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes e ka patur të vështirë të nxjerrë që andej drejtuesin e mjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinën tip Opel me targa të Tiranës.
Drejtuesi i mjetit si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa dy personat e tjerë janë transportuar në gjendje tepër të rëndë në spitalin lokal të Librazhdit..Pas afro një orë policia ka arritur të identifikoje viktimën e këtij aksidenti kufoma e të cilit kishte pësuar dëmtime të shumta .
Gruaja e drejtuesit të mjetit Esmeralda ka ndërruar jetë një orë më vonë në spitalin e Librazhdit. Kurse vajza e tyre ndodhet në gjendje kome po në këtë spital. Ndërkohë që gjatë këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehte edhe drejtuesi i kamionit. Nga hetimet paraprake policia ka arritur në përfundimin se shkak i aksidentit ka qenë shkelja flagrante e rregullave të qarkullimit nga mjeteve të përplasura mes tyre .
(a.r/news24/balkanweb)