E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, merr flakë makina gjatë ecjes



Një automjet ka marrë flakë, ndërsa ishte duke lëvizur, ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Vlorë - Fier, në vendin e quajtur Kthesat e Panajasë. Një makinë me targa të huaja, CK 318 MX, kishte marrë flakë dhe menjëherë shkuan aty zjarrfikëset dhe policia.

Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i automjetit, Y. Nazeraj, ishte duke udhëtuar në drejtimin Vlorë - Fier dhe në ecje automjeti kishte marrë flakë, duke u djegur tërësisht. Përveç djegies së automjetit, drejtuesi i saj nuk u dëmtua, pasi arriti të dilte në kohë. Sipas policisë, flakët kanë nisur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, që çoi edhe në djegien e plotë të automjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›