E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/ Falsifikonin shasitë e automjeteve, në hetim 4 shtetas

Policia e qytetit bregdetar ka filluar procedimin në gjendje të lirë për katër shtetas, të cilët akuzohen për falsifikim të shasive të automjeteve dhe targim të automjeteve me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Myzeqari, 45 vjeç, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, si dhe “kontrabandë me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal, pasi ky shtetas ka falsifikuar numrin e shasisë së automjetit të tij “Benz”, me targa DR 43 13 B, duke bërë targimin me dokumente të falsifikuara; Flamur Greca, 37 vjeç, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, si dhe “kontrabandës me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 Kodit Penal, pasi ky shtetas ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar mjetin e tij tip “Benz”, me targa DR 12 20 B me dokumente të falsifikuara; Erzen Dedej, 38 vjeç, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, si dhe “kontrabandë me mallra të tjera” parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal, pasi ky shtetas ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip “Benz”, me targa DR 14 21 B, me dokumente të falsifikuara; si dhe Ylli Hodo, 58 vjeç, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të vulave, formularëve apo stampave”, si dhe “kontrabandë me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 190/1 dhe 174 Kodit Penal, pasi ky shtetas ka falsifikuar numrin e shasisë dhe ka targuar automjetin tip “Benz”, me targa Dr 97 50 B me dokumente të falsifikuara. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dosjet e automjeteve, të cilat rezultojnë me të njëjtin numër shasie WDB124125LA753170. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›