E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet me pistoletë, plagoset 30-vjeçari në Rrëshen



Një 30-vjeçar u qëllua me pistoletë nga një person, duke mbetur i plagosur ditën e djeshme në qytetin e Rrëshenit. Sipas burimeve nga policia, i plagosuri është Agustin Lika. Ai ishte duke ecur në qendër të qytetit, kur ka pësuar sulmin me armë. Ndaj tij është dhënë ndihma e parë, duke e dërguar atë në spital. Më pas, 30-vjeçari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ku pas ndërhyrjes së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet në lidhje me këtë sulm. Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke ecur në sheshin “Abat Doci”, rreth orës 17:00, kur i është afruar një person. Ai ka nxjerrë një pistoletë, të cilën e kishte fshehur dhe ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të Likës, duke e lënë atë të plagosur. Ndërkohë që autori është larguar me shpejtësi, kur e ka parë të shtrirë në tokë, të mbuluar nga gjaku. Menjëherë ndaj 30-vjeçarit është dhënë ndihma e parë dhe ai është dërguar në spitalin e qytetit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekëve, ai e ka kaluar gjendjen e vështirë dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në lidhje me këtë ngjarje, kanë nisur nga puna oficerët e Policisë Kriminale të Lezhës. Ata kanë ngritur një grup pune për të hetuar ngjarjen dhe kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes. Agjentët e policisë kanë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Megjithatë, ata kanë hasur në probleme, pasi detajet për zbardhjen e kësaj plagosjeje kanë qenë të pakta. Ndërkohë që pasi ka dalë nga gjendja e vështirë, është marrë në pyetje edhe i plagosuri. Por edhe ai nuk ka pranuar që të bëjë denoncimin, edhe pse për pak rrezikoi jetën nga ky sulm. Sipas burimeve nga policia, ai nuk ka pranuar që të tregojë në lidhje me ngjarjen dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo apo të dhëna për autorin e krimit. Policia ka nxjerrë disa pista dhe po punon me to. Megjithatë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të plagosjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›