Vlorë, merr flakë një bot me gaz
Një bot me gaz i cili po udhëtonte për në Vlorë ka marrë flakë në afërsi të Nartës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët pas luftove me flakët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit vetëm pas një ore. Si rezultat i këtij shpërthimi, janë plagosur dy punonjës të kompanisë “Kalaja” (pronë e të cilës ishte edhe boti), të cilët janë shoqëruar për në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga të plagosurit është Pëllumb Broka.