Tërmkolli jep dorëheqjen nga Kryesia e LDK-së
PRISHTINE- Melihate Tërmkolli ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia e LDK-së për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.
Tërmkolli, e cila vazhdon funksionin e deputetes dhe kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së, tha në një konferencë për media, se me këtë veprim, ajo ka dashur t’u japë një shenjë anëtarëve të tjerë nga kjo parti, se LDK-ja po bëhet pjesë e zhvillimeve negative.
“Raportet e fundit ndërkombëtare tregojnë për rritje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përderisa Qeveria, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, nuk i lufton këto dukuri”, tha Tërmkolli.
“Unë, që nga sot, kam dhënë dhe jap dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë së LDK-së për humbjen e thellë të LDK-së në dy palë zgjedhjet e fundit, si akt moral dhe pjesë e përgjegjësisë, duke qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së” u shpreh Tërmkolli e cila njihet si kundërshtuese e koalicionit PDK-LDK.
(e.n/rel/BalkanWeb)