E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, banorët e lagjes “1 Maji” në protestë për rrugën

VLORE- Banorët në lagjen “1 Maji” në Vlorë kanë protestuar sot duke bllokuar aksin rrugor Vlorë-Zvërnec dhe kanë kërkuar me forcë ndërhyrjen e bashkisë për rehabilitimin e infrastrukturës në këtë zonë. Banorët i kanë bërë apel pushtetit vendor të ndërhyjë në infrastrukturën e zonës e cila në shumë vende është e dëmtuar.

Rruga në lagjen “1 Maji” është rehabilituar pjesërisht pak kohë më parë, fakt ky që pranohet dhe nga banorët por tashmë ajo është tërësisht e pakalueshme, si pasojë e gropave të mëdha në të gjithë gjatësinë dhe gjërësinë e konsiderueshme të aksit që lidh Vlorën me Pyllin e Sodës dhe zonën e Zvërnecit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›