Tanja Fajon apel parlamentit shqiptar: Hetoni zgjedhjet
BRUKSEL- Eurodeputetja Tanja Fajon i ka bërë apel parlamentit shqiptar për të gjetur konsensusin politik, në kohën që vendin e presin procese të tjera të rëndësishme. Apeli i saj bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Partisë Socialiste. Fajon ka deklaruar se parlamenti shqiptar përpara procesit final të liberalizimit të vizave duhet të ngrejë komisionin hetimor për të hetuar e zgjedhjet, sipas saj palët duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit.
“Përpara votimit nesër në parlamentin shqiptar për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimi, i cili duhet të bëjë një hetim të plotë të mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, do të doja të theksoja rëndësinë e një dialogu bashkëpunues transparent dhe të përgjegjshëm mes palëve. Tani që Shqipëria është në fazën finale të liberalizimit të vizave bëhet edhe më e rëndësishme të tregohet gadishmëri për të punuar së bashku për më të mirën për popullin dhe për vendin” – deklaron Fajon.
Duke shpresuar që kërkesa e opozitës të marrë një zgjidhje positive, Fajon nënvizon që ngritja e komisionit hetimor duhet të arrijë transparencën e plotë të zgjedhjeve për të vendosur më pas dialogun mes opozitës e qeverisë.
“Unë shpresoj që partitë e qeverisë shqiptare pas kthimit të opozitës në parlament do të japin një përgjigje pozitive ndaj kërkesave të opozitës për të ngritur një komision hetimor dhe për të siguruar transparencën e zgjedhjeve. Hetimi dhe masat e propozuara nga opozita duhet të arrijnë transparencën e plotë si themeli i përmirësimeve të rëndësishme në mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet në të ardhmen për të përmbushur standartet ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset themeli i një dialogu kontruktiv mes qeverisë dhe opozitës.”- tha raportuesja për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria ka nevojë të tregojë pjekurinë e saj politike më shumë se kurrë në këtë moment vendimtar për liberalizimin e vizave dhe duke pasur parasysh fuqizimin e procesit të integrimit europian të vendit.”- përfundon Tanja Fajon.
(m.a/BalkanWeb)