E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, pranga të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasje

Specialistët e Seksionit të Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë ndalimin e një personi të dënuar me burgim të përjetshmë. Sipas burimeve të policisë është arrestuar shtetasi Latif Zholi 70 vjeç lindur dhe banues në fshatin Progonat të rrethit Tepelenë pasi ishte ishte dënuar me burgim të përjetshmëm për vrasje.
Zholi në muajin korrik të vitit 1994 , ka vrarë me armë zjarri (çifte) shtetasin A.ZH 25 vjeç, kushëririn e vet. Pas një debati të fortë për kullota të bagëtive ky shtetas ka marrë çiften dhe e ka vrarë shtetasin A.ZH , në qendrën e fshatit Progonat . Në Mars të vitit 1997, pas trazirave të ndodhura , ky shtetas është larguar nga burgu i Burrelit dhe është fshehur në Itali , ku ka qëndruar 12 vjet. Kohët e fundit është kthyer në Shqipëri ku ishte fshehur në qytetin e Sarandës tek banesa e djalit të vet.
Specialistët e Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë zhvilluar një operacion ku janë ndihmuar edhe nga forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë, ku si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›