Lumi Buna i afrohet kërcënueshëm nivelit kritik
Shtabi i Emergjencave bën të ditur se numri i shtëpive të përmbytura ka arritur në 2473, ndërkohë që sipërfaqja e përmbytur është rreth 10 mijë hektarë. Niveli i lumit të Bunës është 9 metra e 11 centimetra, vetëm 14 centimetra larg nivelit kritik, pas së cilit nisin përmbytjet në hyrje të qytetit. Ndërkohë, rruga që lidh qytetin me pjesën tjetër të vendit është e kalueshme.