E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përmirësohen kushtet atmosferike në gjirin detar

Por, burime të kapitenerisë së Portit detar bënë të ditur se ky përmirësim do të jetë i përkohshëm, për shkak të përfshirjes në zonën me presion të ulët atmosferik dhe si pasojë, në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë zhvillime të ndërrueshme resh, ku  nuk përjashtohen reshje të shiut.      Sipas burimeve, sot era do te ketë drejtimin Jug-Juglindje me shpejtësi 4-6 m/sek dhe 8-10 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur. Temperatura  maksimale e ajrit do të arrijë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale 9 gradë Celsius.      Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi që janë ankoruar në kalatë, pritet të udhëtojnë drejt portit italian në orët e mesditës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›