E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, policia: Nuk ka kallëzim për Lutajn

 

VLORE – Policia e Vlorës nuk ka kallëzim për deputetin e PS-së, Piro Lutaj. Incidenti i shënuar në qytetin e Vlorës ditën e diel, për shkak të një konflikti pronësie, ku shtetasi Ujkan Elezi pretendon se Lutaj ka shkaktuar dëme në dyqanin e marrë me qira, nuk është në dosjet e policisë. Këtë fakt e konfirmuan dje burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave, këtë çështje ia lanë për shqyrtim organit të akuzës. Deputeti Lutaj, i pyetur mbrëmë pohoi se është interesuar personalisht në policinë e Vlorës, ku i është mohuar se ndaj tij është regjistruar kallëzim. Nga ana tjetër, Ujkan Elezi, pohoi se ai bashkë me të atin ka bërë kallëzim në polici dhe prokurori për “shkatërrim të pronës”. Zyrtarisht, policia e konfirmon konfliktin, madje dhe dje dhe sot kanë kryer shërbime në zonën e tregut, ndonëse për hetime të mëtejshme ia kanë lënë çështjen në dorë prokurorisë së rrethit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›