Vlorë, pritë me armë ezekutohet emigranti i sapo kthyer nga Italia
VLORE-Një 40-vjecar, i sapokthyer nga Italia për të kaluar në atdhe festën e Vitit të Ri, është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.
Burime të policisë lokale bënë të ditur për TVNews24 se viktima është shtetasi Romeo Fejzullahu 40 vjec ndërsa ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Panajasë në Vlorë.
Sipas burimeve, ai kishte zbritur nga trageti dhe ishte drejtuar për në Patos, kur rrugës, në afërsi të fshatit Panaja, teksa 40 vjecari ishte duke udhëtuar me një furgon së bashku me 2 të afërm të tij, persona ende të paidentifikuar në nje automjet që vinte nga Fieri kanë qëlluar me armë zjarri dhe kane lënë të vdekur Fejzullahun .
Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e mundshme materiale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.
Pista paraprake e hetimeve është ajo e vrasjes për hakmarrje, por pritet një hetim i hollësishëm dhe mbi viktimën për konfliktet e mundshme që mund të ketë patur për të hedhur dritë më pas mbi vrasjen e tij sot.
(d.b/BalkanWeb)