Dom Lush Gjergji Si e kam njohur Nene Terezen
Nese gjithcka ka shkuar mire bashkoji te dyja duart ne te kundert lutu. Keshtu do ta keshillonte Dom Lush Gjergjin Nene Tereza fare pak para lamtumires se fundit. Kleriku nuk do ti harronte kurre keto fjale por edhe asnje tjeter qe kishte degjuar nga goja e gruas se madhe te cilen e pati njohur qysh ne vitet 60 dhe e shoqeroi deri sa ajo e nderroi kete jete per
nje tjeter dimension. Ne permbyllje te aktiviteteve te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes dje u promovua ne ambientet e Kryeministrise monografia The mother of Charity me autor Dom Lush Gjergjin. Si skenografi e ketij aktiviteti ishte edhe nje ekspozite me fotografi te Nene Terezes shoqeruar nga thenie te saj. The mother of Charity eshte nje veper voluminoze qe ngjan me shume me nje album ku ilustrohen shume fotografi nga momente te ndryshme te jetes se saj por me se shumti nga misioni i saj ne ndihme te te pastreheve te varferve te semureve te papranuarve nga shoqeria. Nene Tereza ishte dhe mbetet nje sofer e madhe e popullit shqiptar por e shtruar jo vetem per shqiptaret por per boten mbare sepse ajo e frymezuar nga feja dhe dashuria beri gjithcka qe njerezimi se kishte pare kurre me pare tha Dom Lush Gjergji. Ashtu sic ka bere ne librin e tij edhe ne promovimin e djeshem ai ndau me te pranishmit disa nga kujtimet qe i ishin ngulitur ne mendje prej takimeve me gruan e shenjte. I kujtohej se si ne vitin 1989 kishte shkuar per ta vizituar ne Kalkute ndersa ajo ishte shtrire e semure ne shtrat e nuk dihej nese do te ngrihej. Kur e pa e pyeti nese i kishte sjelle me vete fjalorin anglisht-shqip pasi deshironte te mesonte shqipen ashtu si e flisnin shqiptaret sot. Kuptonte shume mire shkruante rrjedhshem por 50 vite shkeputje kishin krijuar probleme ne komunikim. Shpesh here me thoshte qe ti flisja shqip. Kur me kerkoi fjalorin i thashe Nene Tereze ti nuk ke nevoje te mesosh gjuhen letrare shqipe sepse ti flet me gjuhen qe kuptohet ne te gjithe boten me gjuhen e dashurise. Ndersa recensuesi i kesaj vepre drejtori i Marredhenieve me Jashte dhe Publikun ne MTKRS studiuesi Enver Bytyci u shpreh se autori ia ka arritur qe nepermjet ketyre pershtypjeve te gjurmoje ne historine e popullit tone dhe te zbuloje rrenjet e familjes se Gonxhe Bojaxhiut duke e plotesuar portretin e Nene Terezes si askush tjeter me permasat reale te saj. Duket sikur autori e merr bijen dhe nenen e shquar te shqiptareve duke e kaluar nga rrathet e femijerise e te rinise per te shkuar te zgjedhja e saj per te bere vepra bamiresie e humanizmi ne sherbim te njerezimit. Dom Lushi e percjell si askush tjeter madje me ilustrime te shumta ne fotografi kete ecje ne jete Femijerine ne Shkup jeten ne Zagreb e ne Dublin dhe me ne fund fillimin e misionit historik ne Indi ne dhjetor te vitit 1928. Prej kesaj date Nene Tereza nuk i perkiste me vetem kombit shqiptar ajo do te pushtonte nje e nje nga te gjitha kontinentet e do te shnderrohej ne simbolin e dashurise njerezore ne planet tha ai. Ne kete ceremoni e cila kishte mbledhur bashke njerez te artit kultures por edhe perfaqesues te komuniteteve te ndryshme fetare e mori fjalen edhe kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se Nene Tereza i dha nder te madh njeriut se pari. Berisha falenderoi autorin e librit per punen voluminoze qe kishte bere dhe qe pranoi te ndaje me publikun eksperiencen e njohjes se tij me Nene Terezen. Duhet te ndihemi dhe ndihemi krenare me ju pasi ju keni realizuar nje kryeveper te vertete me kete monografi per shenjtoren tone sot e Lumturuar por qe eshte ne procesin e shenjterimit nga Shenjteria e tij Ati i Shenjte. Ne kete veper ju keni qene besnik i te vertetave te medha te saj dhe pa diskutim qe pas Zotit familja ishte kryesorja per Nene Terezen. Ishte nena e saj ajo qe bekoi ndermarrjen e misionit te saj te pavdekshem tha Berisha duke e quajtur nje koincidence fatlume faktin qe viti i Nene Terezes po mbyllej me promovimin e kesaj monografie.
ALMA MILE