Depresioni veteflijohen dy nena
FIER/BERAT - Divorci me te shoqin con ne vetevarje nenen e dy femijeve ne Fier. Ndersa ne Berat nje 47-vjecare i dha fund jetes ne kushtet e nje depresioni te rende per shkak te varferise. Policia e Fierit beri te ditur se pasditen e se martes ka gjetur vdekjen shtetasja Isida H. 32 vjece. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore rezultoi se viktima ne kushtet e tronditjes se forte psikike pas divorcit me bashkeshortin shtetasin Guri C. dhe dhenies nga gjykata ketij te fundit te drejten e pergjegjesise prinderore per te dy femijet e ciftit eshte vetevarur me litar ne oborrin e shtepise beri te ditur policia. Nderkaq nena e dy femijeve veteflijohet edhe ne Berat. Nexhmije ifliku 47 vjece banuese ne lagjen 30 vjetori i ka dhene fund jetes me lende helmuese tha policia. Mesohet se 47- vjecarja mbarte nje traume te vjeter prej 15 vjetesh pasi bashkeshorti saj ne gjendje depresioni kishte vrare veten me arme zjarri. m.r/d.xh