E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Shqiperia te zgjidhe vete ngercin

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, deklaroi për BBC-së se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nëse ajo thotë se është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, atëherë nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat, sipas tij, udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t’i zgjidhin.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, ka përsëritur apelin e tij ndaj klasës politike shqiptare për tejkalimin e ngërcit. “Kjo është porosia jonë e përditshme për të dyja palët. Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore në Shqipëri nuk pëfitojnë qytetarët e këtij vendi”, është shprehur ai.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi nuk e kanë braktisur Shqipërinë, por e kanë lënë atë që të zgjidhë vetë problemet, duke qenë se sot ajo është një anëtare e NATO-s. 

Gjatë intervistës për BBC zyrtari i DASH ka përmendur edhe raportin e Dick Marty, duke nënvizuar se përderisa akuzat e tij nuk vërtetohen, SHBA do vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›