E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shansi i fundit" kap 10 kg fare kanabisi dhe fisheke

Lezhe- Operacioni i koduar koduar "Shansi i fundit" zbulon droge dhe fisheke te fshehur ne banesat e dy personave te dyshuar, te aferm me njeri tjetrin. Sekuestrohen 10 kg fare kanabisi e sapovjele, dy thase me hashash, 40 bime narkotike dhe nje sasi fishekesh automatiku. Burime zyrtare te policise se Lezhes bene me dije se gjate nje kontrolli te zhvilluar ne fshatin Vinjoll te rrethit Kurbin ne tre banesa, ku njera ishte e braktisur, u gjeten rreth 40 rrenje kanabis sativa. "Ne banesen e Edmir Hasneziraj u gjeten dhe sekuestruan nje sasi e konsiderueshme fishekesh automatiku, rreth 5 kg fare kanabis sativa, 20 bime narkotike te mbjella, ndersa ne banesen e Elez Hasneziraj u gjeten dhe sekuestruan 3 thase me hashash dhe 5 kg fare kanabis sativa", tha zedhenesja e policise vendore mbreme per gazeten. Gjate operacionit u be e mundur edhe arrestimi i Edmir Hasneziraj, ndersa Elez Hasneziraj u shpall ne kerkim nga ana e policise. Mesohet se operacioni do te vazhdoje edhe ne banesa te tjera dhe zona te Lezhes, per te zbuluar parcela dhe sasi narkotiku qe behet gati per trafikim.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›