E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket makina e bllokuar, pranga policit

SHKB-ja ndalon Pajtim Shpaten, nen akuzen e vjedhjes dhe shperdorimit te detyres

Vlore- Humbja e nje automjeti ne piken e bllokimit i ka kushtuar shtrenjte nje polici te komisariatit te Vlores. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka prangosur pasditen e djeshme nje efektiv te Policise Kufitare per vepren penale te "shperdorimit te detyres" dhe i kaloi materialet prokurorise per hetime te metejshme. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se i ndaluar eshte Pajtim Shpata, 44 vjec, i cili punonte ne Drejtorine e Policise se Kufirit dhe Emigracionit. Gjate muajve te fundit, ai ishte vendosur me sherbim ne portin e mjeteve te bllokuara ne Radhime. Ne nje deklarate zyrtare policia vendore shpjegoi se arrestimi eshte bere me akuzen e vjedhjes dhe shperdorimit te detyres. Gjithcka i referohet nje automjeti te cilin Pajtim Shpata, e kishte ne ruajtje ne bazen ku ushtronte detyren. Por prej disa ditesh mjeti nuk gjendej ne piken e bllokimit dhe koleget e 44 vjecarit, njoftuan per ngjarjen eproret e tyre. Menjehere agjentet e SHKB-se nisen hetimet duke verifikuar oraret e sherbimit te policeve dhe kohen kur mund te kishte dale nga pika e bllokimit autovetura. Dyshimet kane rene menjehere tek Shpata, i cili u arrestua menjehere per vjedhje dhe shperdorim detyre. Pas prerjes se urdhrit te arrestit nga prokuroria e Vlores, agjentet e SHKB-se kryen ndalimin e 44 vjecarit duke i komunikuar akuzen dhe izolimin e tij ne paraburgimin e komisariatit. Mesohet se diten e djeshme, Gjykata e Vlores kishte miratuar ndalimin e efektivit pas kerkeses se organit te akuzes, duke dhene masen e sigurise "arrest me burg", mase me te cilen pritet te njihet edhe i dyshuari.

Efektivi mohon akuzen

Pajtim Shpata mesohet se punonte ne polici prej me se 10 vjetesh. Fillimisht si efektiv rolit baze ne Policine e Rendit dhe me pas ka kaluar ne varesi te drejtorise se Policise Kufitare po ne Vlore. Gjate marrjes ne pyetje 44 vjecari ka mohuar akuzen e ngritur ndaj tij per humbjen e mjetit ne piken e bllokimit. Ai eshte shprehur se nuk mbante pergjegjesi per kete rast pasi nuk kishte ndodhur gjate sherbimit qe kryente ne kete pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›