Kapen pronaret e gomones me droge
Vlore- "Gomonia e vjeter" me droge nuk arrin te mberrije ne brigjet italiane ku pritej nga korrieret e trafikut. Tre persona rane ne pranga pas nje jave operacioni te organizuar nga policia e Vlores ne gadishullin e Karaburunit, nje nga te cilet, i denuar me pare per krimin e vrasjes. Ne fundjave u bllokua nje mjet lundrues dhe nje sasi prej 116 kg kanabis sativa, 4,5 metra i gjate. Aksioni kishte nisur pas disa informacioneve te marra ne rruge operative gjashte dite me pare, ndersa nepermjet pergjimit te telefonave jane zbuluar levizjet e te dyshuarve. Burime zyrtare thane se u arrestuan mbremjen e djeshme Aranit Bida 32 vjec, lindur ne Levan dhe banues ne Fier, i denuar me pare per vepren penale te "vrasjes", Blerim Beqiraj 34 vjec, banues ne Mallakaster dhe Avni Dhrami 42 vjec, banues ne Vlore.
Aksioni ka nisur nje jave me pare, kur tre te dyshuarit jane ndjekur deri ne zbarkimin prane bregut te gadishullit te Karaburunit. Operacioni mesohet se eshte organizuar nga Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar ne Departamentin per Hetimin e Krimeve ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda dhe policine e Vlores, duke e koduar "Gomonia e vjeter", sipas mjetit qe do perdorej per kete trafik. Por ne momentin e pare nuk u be dot prangosja e te dyshuarve.
Burime zyrtare thane mbreme per gazeten se droga e llojit marihuane, me peshe 116 kg, besohet se eshte siguruar ne tregun vendas, me qellim trafikimin drejt Italise me gomone. Aranit Bida dhe Blerim Beqiraj mesohet te jene lidhur me njeri-tjetrin dhe me pas me vlonjatin Avni Dhrami, nepermjet te cilit dyshohet se kane siguruar edhe mjetin lundrues. Kane piketuar vendin nga do te niseshin dhe ku ishte e pamundur te zbuloheshin nga radaret. Si pikenisje ka sherbyer Karaburuni, kurse momenti i udhetimit eshte menduar te ishin oret e vona te nates.
"Ndalimi i te dyshuarve u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane organizuar me qellime trafikimi, nisjen e nje mjeti lundrues tip gomone, me nje sasi prej 116 kg kanabis sativa, ne drejtim te Italise, nga bregu i gadishullit te Karaburunit, mjet i cili eshte kapur ne baze te investigimeve te kryera me date 11 tetor 2008", njoftoi Policia e Shtetit ne perfundim te aksionit. Aktualisht hetimet ndiqen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, qe ka marre ne dore dosjen me pergjimet telefonike te kryera dhe materiale te tjera per origjinen e droges, gomones dhe personave te perfshire ne rrjet.
A.Q
Te arrestuarit:
Aranit Bida, 32 vjec, banues ne Fier, i denuar me pare per krimin e "vrasjes"
Blerim Beqiraj, 34 vjec, banues ne Mallakaster
Avni Dhrami, 42 vjec, lindur e banues ne Vlore
Bllokuar:
Nje gomone
116 kg kanabis sativa