Vlorë, sulmi me armë ndaj fadromistit në Pyllin e Sodës
Aksioni për pastrimin e Pyllit të Sodës nga ndërtimet pa leje u shoqërua me krisma armësh më 17 qershor. Njëri prej banorëve të zonës, oficer i policisë ushtarake në Vlorë, ka qëlluar me armën e shërbimit mbi fadromistin që po prishte banesën e tij. Fatmirësisht punëtori nuk është plagosur, ndërkohë që autori i ngjarjes dhe tre persona të tjerë u shoqëruan për në komisariatin e policisë. Mësohet se efektivi i policisë ushtarake, Mariglen Xhelaj, kishte deklaruar se nëse do i prishej banesa, do të reagonte ndaj policisë dhe fadromave. Ndërsa ka parë gjysmën e shtëpisë të rrëzuar, ai është ngritur dhe ka nxjerrë pistoletën e shërbimit, duke qëlluar tre herë në drejtim të fadromistit. Më pas i është bllokuar pistoleta dhe uniformat blu kanë bërë prangosjen e tij. Banorët e Pyllit të Sodës dhe Plazhit të Vjetër i bënë dy ditë rezistencë aksionit të ndërtimorëve, duke bllokuar rrugën, por në fund u thyen.
#