E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, të verbrit protestë para bashkisë

 

VLORE - Protestat e shoqatave të të verbërve nëpër rrethe është mbështetur edhe në Vlorë. Rreth 80 të verbër protestuan dje para bashkisë, nga ku deklaruan se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, protesta do të marrë përmasa të gjera me 850 anëtarë të kësaj shoqate në Vlorë. Sipas kryetarit të shoqatës, Kristaq Xhaxho “përpjekjet tona të deritanishme për të bindur qeverinë për korrigjimin e gabimeve kanë dështuar. Sot ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të shkelura”. Protestuesit paralajmërojnë deri në grevë urie. Shoqata i ka dërguar një peticion kryeministrit Berisha, si dhe ministrive përkatëse për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Me anë të këtij peticioni, të verbrit kanë kërkuar shfuqizimin e VKM nr 870, 2008. Sipas protestuesve është përkeqësuar qëllimisht formula e rritjes dhe masës së pagesës së të verbërve. Nga 10.800 lekë që duhet të ishte, paga aktuale ka mbetur në shifrën prej 8.700 lekë në muaj. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›