E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentoi të vrasë dy persona, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë dy persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 44-vjeçari Besnik Çuçi pasi dyshohet se rreth orës 00:45 të mbrëmjes së djeshme pas një konflikti banal ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve me inicialet F. G. 24 vjeç dhe P. B. 21 vjeç por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga dy personat.
 

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një pistoletë tip Zastava me mulli me 6 fishekë ku 5 ishin të pa shkrepur dhe një gezhojë ndërkohë që materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë me akuzën "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›