E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur në dy aksidente

Një aksident në aksin Fushë Krujë - Lezhë shkaktoi vdekjen e një burri rreth të 50-ave. Burime të pakonfirmuara thonë se viktima quhet Pashk Tarazhi, por mosgjetja e një dokumenti identifikues nuk lejon konfirmimin e identitetit. Automjeti shkaktar i aksidentit ka qenë një “Opel” me targa të Laçit.

Po në orët e vona të mbrëmjes një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Aksidenti në vendin e quajtur “Kodër Arapaj” ka shkaktuar vdekjen e 50-vjeçari, ende të paidentifikuar. Policia bën me dije se nuk është gjetur dokument identifikimi në trupin e viktimës. Ndërkaq,  është shoqëruar në polici shtetasi Femi Grucka, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” që përplasi viktimën.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-01 23:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›