Klononin kartat bankare në Durrës, arrestohen 5 bullgarë
TIRANE-Policia e Shtetit bëri të ditur sot se gjatë operacionit të koduar “Bankomati i rremë” ka bërë të munduar arrestimin e 5 shtetasve bullgarë të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me qellim përfitim të paligjshëm parash.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica beri te ditur emrat e te arrestuarve, te cilet jane: Dragomir Ivanov Bonev, 35 vjeç, Ivo Dimitrov Ivanov, 37 vjec, Pavel Vladimirov Milenov, 31 vjec, Nikolay Yordanov Tosonev, 33 vjec, dhe Aleksandar Kolev, 38 vjeç, të pestë lindur dhe banues në Sofie, Bullgarika.
Zedhenesja theksoi se grupi kriminal me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare për të grabitur kështu para nga klientët e bankave.
Operacioni u krye nga Sektori Kundër Krimit Kompjuterik i Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Durrës e Vlorë, Departamentin e Kufirit dhe Migracionit si dhe shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, qe në orët e para të ditës së sotme finalizuan me sukses operacioni policor i koduar “Bankomati i rremë”.
Arrestimi i tre prej tyre u bë në flagrancë në një apartament në Durrës teksa ishin duke përgatitur pajisjet për të klonuar kartat ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në tentativë për tu larguar nga vendi.
Sipas policies, ky grup kriminal ka kryer një sërë sulmesh në bankomatet e bankave të nivelit të dytë gjatë muajit maj duke përfituar 150 mijë euro nga 100 transaksione bankare në muajt Maj-Korrik 2011.
Hetimet per zbardhjen e krimit te 5 bullgareve kane vijuar me muaj. Policia e Shtetit theksoi se nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe me pajisje elektronike të prodhuara në mënyrë artizanale, të modifikuara si pjesë të bankomatit, kanë kopjuar të dhënat e kartave të debitit dhe kreditit në disa bankomate të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe më pas këto të dhëna janë përdorur për të prodhuar karta bankare të klonuara, me qellim për të tërhequr para në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia ka sekuestruar tre copë pajisje kompjuterike “Skimmer”, që shërbejnë për klonimin e kartave, me logo të bankave, dy mikrokamera dixhitale per regjistrimin e kodeve PIN, dy kamera dixhitale per fotografimin e bankomateve, dhjetëra karta plastike me shirit magnetik me te dhëna të kartave bankare të vjedhura, tre kompjuter “Laptop” që kanë shërbyer për programimin e këtyre të dhënave, dy makina, pesë celularë si dhe një shumë prej 1000 eurosh.
(d.b/BalkanWeb)