Peqin, aksidentohen katër shtetas të një familjeje

Burime të policisë lokale bëjnë me dije se një mjet tip “Kia” me targë CG 432 PJ, me drejtues shtetasin Lutfi Sula, 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Copanaj të rrethit të Peqinit.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, Fitnete Sula, 38 vjeç, si edhe dy fëmijët, Meleqë dhe Fatjoni, përkatësisht 8 dhe 4 vjeç.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Katër të plagosurit janë shtruar fillimisht në spitalin e Peqinit e më pas në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
/Start/E.B/
2011-08-01 22:36