E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aksident me pasojë vdekjen, arrestohet drejtuesi

Policia e Fierit, ka arrestuar 37-vjeçarin, Arben Spaho, pas një aksidenti automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondo”, ku 37-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin tip benz me targa “TR 9453 I”, dhe si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara dhe nën ndikimin e pijeve alkoolike, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, gjeti vdekjen e menjëhershme 59-vjeçari, Osman Meçe, i cili udhëtonte si pasagjer, në makinën e drejtuar nga Spaho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›