Librazhd, zjarrëfikset shuajnë dy vatra zjarri
Dy vatra të reja zjarri janë shfaqur ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. Flakët e zjarrit kanë rënë në komunën Librazhd-Qendër, të rrethit të Librazhdit, që kanë pasur rrezikshmëri të madhe, pasi në këtë zonë ka pasur disa municone të mbetura, të vitit 1997.
Zjarrëfikset, të ndihmuara edhe nga reshjet e shiut që kanë rënë në qarkun e Elbasanit, kanë bërë të mundur shuarjen e këtyre flakëve.
Në qarkun e Elbasanit gjatë këtij sezoni veror janë regjistruar vatra të shumta zjarri dhe të madhësive të ndryshme.