Shtyhet sërish gjyqi i “Gërdecit”

Ende pa nisur mirë gjyqi i “Gërdecit”, për këtë sezon, seanca e dytë është shtyrë për mungesë të avokatëve. E ndërsa ditën e hënë janë parashtuar një sërë kërkesash nga avokatët e të pandehurëve, ku më kryesorja është riekspertimi i shpërthimit të fabrikës dhe ai ekonmik si dhe teknik, seanca e rradhës përveç apelit të gjyqtarit është thënë vetëm togfjalëshi “shtyhet për një seancë tjetër”.
Prezentë në sallën e gjyqit kanë qenë katër të pandehur, e gjashtë avokatë si dhe të dy prokurororëve, ndërsa mungonin 17 avokatë të tjerë.
Kjo ka bërë që kryesuesi i trupit gjykues, Ritvan Hado të shtyje sencën gjyqësore për ditën e premte, ku pritet që të jap një vendim në lidhje me kërkesat e bëra nga avokatët. E nëse gjykata pranon këto kërkesa për riekspertim të shpërthimit të fabrikës, ekonomiko-financiar atëherë dosja e “Gërdecit”, është një dosje “nul”.