E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet me telefon numri 1 i Yahoo, kërkohet shef i ri

NJU JORK- Numri 1 i Yahoo Carol Bartz u pushua sa hap e mbyll sytë nga posti që ajo gëzonte, vetëm me një telefonatë.

Shkarkim i Bartz nga puna ndodhi pas tre vjetësh në krye të kompanisë që ajo duhej ta kishte rilancuar fuqishëm në treg.

Frenat e portalit të internetit Yahoo janë marrë përkohësisht nga Timothy Morse, drejtori i Financave të kompanisë që nga viti 2009.

“Bordi i Drejtorëve ka emëruar Timothy Morse, drejtorin e përgjithshëm të Financave, në vend të punonjëses së saj më të mirë, të cilën Këshilli e falenderoi për detyrën dhe funksionet e saj në krye të kompanisë”,- ka lajmëruar nëpërmjet një komunikate Yahoo!

Nën drejtimin e Bartz fitimet e kompanisë  janë rritur ndjeshëm, për shkak të prejes drastike në shpenzimet e personalelit madje edhe në aspektin personal, por pavarësisht kësaj ajo që numri 1 i kompanisë Yahoo nuk arriti të bënte mirë ishte rritja e vëllimit të biznesit dhe tregut të reklamave.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›