E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës, “ACR”: Nuk pranohet largimi i drejtorit

Plotësohen kërkesat e minatorëve, sërish përveç largimit të drejtorit të kompanisë “ACR”. Në këtë përfundim ka rezultuar takimi mes përfaqësueses së “ACR”-së dhe kreut të Konfederatës së Industrisë Taf Koleci gjatë mesditës së të mërkurës në ambientet e firmës austriake.
 

Përfaqësuesja e “ACR”-së Marta Lula ka zhvilluar një takim me Taf Kolecin, ku ka diskutuar edhe një herë për plotësimin e kërkesave të minatorëve të Bulqizës, ndërsa minatorët e kanë kundërshtuar këtë vizitë të saj, për faktin se në në mbledhje duhej të ishin prezentë edhe pëfaqësuesit e minatorëve. Nga ana tjetër, në takim është vendosur që paga e minatorëve të rritet me 20 %, përfitimin e pagës gjatë kohës kur minatorët kanë qenë në grevë urie, investimet në galeri, por edhe një rrogë plus në fund të vitit, ndërsa nuk ka pranuar që të zëvëndësohet drejtori i firmës “ACR”.
 

Lidhur me këtë pikë, minatorët kanë kundërshtuar sërish, duke insistuar në plotësimin e këtij kushti, duke mos rënë sërish dakord. Nga ana tjetër një ditë më parë, në propozimin e ri të “ACR”-së theksohet se kompania do të plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike të minatorëve si rritja e rrogës, uljen e moshës së pensionit dhe investimet në minierë por jo largimin nga detyra të administratorit të kompanisë “ACR”.
 

Gjithashtu firma austriake kërkon që marrëveshja të firmoset nga kreu i industrisë Taf Koleci ndërsa nga pala tjetër do të jetë Rudolf Skache Depish, ai i cili do të nënshkuajë marrëveshjen e arritur. minatorët kanë vijuar protestën e tyre përpara zyrave të "ACR", në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›