Tiranë, “maskat” grabisin 9 mijë euro nga pika e këmbimit valutor
TIRANË- Rreth 9000 mijë euro janë grabitur ditën e djeshme në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” pak metra larg Parlamentit në një pikë të këmbimit valutor.
Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur në mënyrë të dhunshme pronarit të kësaj pike shumën e parave të prerjeve të ndryshme. Sipas dëshmitarëve bëhet me dije se dy personat më pas janë larguar me një motorr në drejtim të rrugës së Elbasanit.
Burime në seksionin kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë ne policine e Tiranës, bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku janë ngritur dhe dyshimet e para pas ekspertimit paraprak në vendgjarje.
(el.me/news24/BalkanWeb)