Policia e Tiranës në 1 vit, Vocaj vlerëson punën

Pas një sërë lavdërimesh për punën që Policia e Tiranës ka kryer për një vit duke mbajtur peshën më të madhe të të gjithë drejtorive të tjera në rrethe, drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka lëshuar një varg kritikash për zbulushmërin e krimit nga punonjës të policisë së kryeqytetit. Kreu i uniformave blu ka pohuar në analizën 1 vjetore të policisë së Tiranës se duhet parë puna e punonjësve të policisë për zbulueshmërinë e krimit të organizuar, krimit kundër pronës dhe kundër personit.
Ndërsa drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka treguar me shifra dhe detaje punën e vartësve të tij për 2009, sa krime janë kryer sa janë zbulura, sa persona janë arrestuar si dhe sa punonjës kanë marrë masa administrative.
Ndërkohë në këtë analize 1 vjetore kanë qenë të pranishëm, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zëv.drejtorët e përgjithshëm të policisë së Shtetit Borishi dhe Agron Kulicaj, por edhe kryeprokurori i Tiranës Gent Xholi.