Vodafon Albania, shfaqje për Ditën e Verës
Në 14 Mars, Vodafone Albania mirëpriti Ditën e Verës, me një shfaqje spektakolare organizuar në qendër të qytetit, në urën e madhe të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku këngëtarët më të njohur shqiptarë të momentit entuziazmuan turmën duke iu rikujtuar emocionet e verës! Tradita e festimit të ditës së verës me njerëzit më të dashur në rrugët e Tiranës, duke ofruar dhurata të thjeshta por të përzgjedhura të afërmve, është një nga gjërat që e bën këtë ditë më të bukur.
Dhe çfarë mund të jetë më e përzgjedhur për të afërmit tanë sesa planet e reja tarifore, të përshtatura më së miri komunikimit, ashtu sikundër dhe idetë e veçanta që mund të gjenden pranë dyqaneve Vodafone.Festimi i Ditës së Verës çdo vit, është kthyer në një festim të dashur për të gjithë dhe Vodafone Albania me përkushtimin ndaj klientëve dhe mbështetjen ndaj artit, i ofroi kryeqytetasve një koncert special që do të kujtohet gjatë. Me një skenë të dizenjuar nën tapetin e kuq, dhe me qindra flutura shumëngjyrëshe që lidhnin 2 pjesët e urës së madhe, Vodafone Albania mirëpriti këngëtaret më të njohur shqiptare. Asgjë nuk mund të ishte më e bukur dhe tërheqëse se sa mënyra e veçantë që Vodafone Albania mendoi të festonte Ditën e Verës, me qytetarët e Tiranës