E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Përkthyem 80% të pyetjeve, 4 i kthyem për sqarim

 Qeveria shqiptare mbyll në total 81% të draftit të parë të përgjigjeve të Pyetësorit të KE-së. Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu doli dje përpara medias për të raportuar mbi ecurinë e dhënies së përgjigjeve të pyetësorit të KE-së. “Nga 2284 pyetjet që përmban në total pyetësori, u është dhënë deri tani përgjigje 1853 pyetjeve dhe sigurisht për sa i përket kalendarit që ishte vendosur nga Ministria e Integrimit, mund të themi që janë shifra optimiste. Mund t’ju kujtoj që afati më i skajshëm i draftit të parë të përgjigjeve është data 17 janar”, tha Bregu. Ministrja theksoi se deri më tani kemi evidentuar 4 pyetje të paqarta, të cilat ia kemi dërguar Komisionit Evropian, nënkuptoj këtu formulimin deri diku evaziv të pyetjes, për të qenë sa më të saktë në përgjigje. është një procedurë e ndjekur edhe nga vende të tjera. Bregu theksoi se nisur nga situata aktuale, mospjesëmarrja e opozitës në Parlament prej disa muajsh, ku specifikisht në Pyetësor edhe kërkohet se çfarë parashikon ligji shqiptar për partitë politike që nuk marrin pjesë në Parlament, ose nëse parashikohet në ligj shkrirja e një partie, si rregullohet me ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›